“Ajo çfarë ka ndodhur, do ta përshkruajë më një fjali “Dje në një Maqedonie të çekulibruar shqiptarët ia kanë dhënë ekuilibrin”. Numri i deputetëve nuk është qartësuar akoma, mund të ndryshojnë ende shifrat”.
Ramadani që këto deklarata i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se populli maqedonas është në një “okupim të brendshëm”.
“Besoj se një konstatim që duket paska i ashpër, populli maqedonas në raport me shtetin e tij i ndodh një okupim i brendshëm. E dimë ngecjen në proceset euroatlantike dhe problemet me shqiptarët. Kjo është ai ambienti që ka prodhuar këtë gjendje e cila duhet të përmirësohet”.
Njohësi i rrethanave politike në Maqedoni ka thënë se shqiptarët do të jenë vendimmarrës në proceset e Maqedonisë, aq sa do të munden.
“Përpara kishim çekuilibrim që prodhonte situatë të vështirë me forcat politike. Kështu që shqiptarët do të jenë vendimtarë me aq sa kanë”.






















