Vota shqiptare LSDM ka marrë edhe në Kumanovë, gjegjësisht në këtë qytet ka dalë partia e parë me 22.138 vota e pasuar nga VMRO me 22.652 dhe BESA me 4437. Në Bogovinë të Tetovës, LSDM ka marrë 1044 vota, ndërsa në Zhelinë 387 vota. Në Vrapçishtë të Gostivarit, LSDM ka marrë 1345 vota, ndërsa në qytetin e Gostivarit ka dalë e dyta me 8288 vota, menjëherë pas BDI-së e cila fitoi 8444 vota. LSDM kryeson edhe në qytetin e Strugës me 8244 vota, e pasuar nga VMRO me 6832 dhe “Aleanca për shqiptarët” me 5500 vota.
Shikoni tabelën që tregon ndryshimet drastike të shifave të shënuara nga partia e Zoran Zaevit brenda vetëm dy viteve. (koha.mk)























