“Mergimi erdhi në spital me një lëndim të gjurit të djathtë, atij ju bë Artroskopia e gjurit me inplante dhe riparimin e meniskusit. Operimi shkoi shumë mirë dhe pacienti tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ushtrimeve terapeutike, Mergimi do të jetë i gatshëm t’i bashkohet ekipit të tij bardh e kaltër”, tha Dr.Florin Ramadani -Kirurg Ortoped-Traumatolog në Spitalin Amerikan.
Ndërsa edhe vetë Mergimi ndihet shumë i kënaqur me gjithë shërbimet që mori në Spitalin Amerikan, ai i falënderohet shumë spitalit dhe doktorit për ndihmën që i është ofruar atij. Kujtojmë që Spitali Amerikan, kishe ofruar shërbime shëndetësore edhe për kampionen botërore të xhudos – Majlinda Kelmendin
.
Source: aktualitet lajmi.net
























