Sipas tij, shqiptarët me votën e tyre ndëshkuan “Ali Ahmetin, për qeverisje përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për rastin ‘Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike”.
Prandaj Matoshi konstaton se shqiptarët, jo që nuk janë humbës, por bile janë zgjuar nga gjumi.
“Bile unë mendoj se ata po zgjohen nga gjumi në të cilin kanë ra si pasojë e përrallave turbonacionaliste dhe bashkimi me socialdemokartët maqedonas është hapi i parë për me e ndreq jetën e tyre në shtetin ku jetojnë”, shkruan Matoshi.
Postimi i tij i plotë:
Ne FYROM ndeshkohen etnonacionalistet e dyja blloqeve
Shqiptaret ndeshkuan me vote Ali Ahmetin, per qeversije perfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, per “Rastin Kumanova” dhe per parullat e tij kuazipatriotike.
KUrse partine e Arben Xhaferit te drejtueme nga hajgarexhiu kinsepatriot Menduh Thaci, thuajse e nxoren nga historia!?
Nuk asht e vertete se shqipatret jane humebs te mdhaj ne keto zgjedhje.
Bile une mendoj se ato po zgjohen nga gjumi ne te cilin kane ra si pasoje e perrallave turbonacionaliste dhe bashkimi me socialdemokartet maqedonas asht hapi i pare per me e ndreq jeten e tyne ne shtetin ku jetojne.
Ne nji atdhe te mireqene dhe neser anetar te BE-se dhe NATO-s qe asht edhe atdhe i tyne.
Nese media raporton se rreth 70 mije shqiptare kane votu per socialdemokratet e Zaevit, del se pos 20 deputeteve te partive shqiptare ne Kuvendin e FYROM-it do te kete edhe minimum shtate deputete socialdemokrat shqiptare!
P.S.
Realisht ne kete konstelacion forcash Gruevski nuyk mundet me ndertu Qeveri vetem me Ahmetin, kurse opozita do te jete aq e forte sa Qeveria e tij nuk munet me qindrue ma shume si nji vere!























