Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë me datën 03.12.2016, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima, A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
B.B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.
I njëjti, sipas njoftimit të PK-së, ka qenë në kërkim edhe për një rast tjetër të tentim vrasjes në muajin shtator që kishte ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.























