Mirëpo, punëtorët e kompanisë që kishin punuar për të zbatuar urdhëresën e inspektoratit, të dielën nuk kanë vazhduar me prerjen e murit, ndërsa janë parë duke punuar në pjesën tjetër përreth murit në veri të Mitrovicës.
Punëkryerësi nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë çështje.
Zyrtarë të BE-së kanë thënë se muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.
Ndërkohë është thënë se muri do të ulet për 70 centimetra dhe aty do të ndërtohen shkallë.























