Mësohet se sulmuesi është shqiptar dhe akoma nuk është arrestuar nga policia austriake.
Të tre personat ndodheshin në një lokal, dhe sipas dëshmitarëve menjëherë ka ndodhur konflikti dramatik. 34-vjeçari nga Polonia mori pesë plagë të thella nga thika dhe vdiq pas 30 minutash gjatë transportimit të tij në spital, ndërsa bashkëkombësi i tij 37 vjeçar mbeti i plagosur.
37-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Meidling për t’u mjekuar nga plagët. Ai tani është jashtë rrezikut për jetën, shkruan ‘Heute’.
Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e shqiptarit si dhe zbardhjen e shkaqeve.






















