“I bëj thirrje Kosovës që të përmbush sa më parë dy kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Ende ekziston një mundësi”.
“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kushte për të arritur liberalizimin e vizave, ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë shpresë për kalimin e Demarkacionit në Kuvend, për shkak të kundërshtimeve të ashpra nga opozita të cilët pretendojnë se Kosovës ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë me këtë marrëveshje.






















