Gjykata thkesoi se Jill Stein kërkon rinumërim si e drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje të ndershme, por ndërkohë nuk ka siguruar as edhe një provë për manipulim të zgjedhjeve. Gjykatësi Goldsmith tha se e gjithë çështja ligjore e Stein është bazuar mbi pretendime spekulative për cënueshmërinë e makinerive të votimit.
Vendimi i gjykatësit federal u përshëndet nga republikanë në Miçigan, të cilët që më herët thonin se Jill Stein, e cila mori vetëm 1% të votave në këtë shtet, nuk mund të merrte peng vullnetin e votuesve duke organizuar një numër të kushtueshëm publik.
Veç Miçiganit, Stein ka kërkuar rinumërim edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani, shtet ku Trump fitoi fare ngushtë ndaj Hilari Klintonit. Urdhëri i fundit i Gjykatës Federale, i cili ka ndalur efektivisht rinumërimin në Miçigan, mund të apelohet nga Stein.





















