Ministri Murati, gjatë qëndrimit në Londër vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të diasporës sonë si “QueensArms”, “FocusGroup” dhe “MyPlace”, me të cilët bisedoi për sfidat që kanë në aktivitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me atdheun.
Gjithashtu, Murati, në Londër vizitoi shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Kosova”, dhe u takua me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e përcolli nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor. Në këto takime, ministri bisedoi edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë. U trajtuan çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve. Ai i njoftoi ata që shumë shpejt do t’u dërgojë edhe një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar këto shkolla me mjetet pedagogjike.






















