Sipas DnV-së, caktimi i datës për raundin e dytë të zgjedhjeve është bërë në kundërshtim më nenin 9.6 të Ligjit Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale.
“KQZ nuk ka marrë parasysh që PZAP mund të urdhëroj KQZ-në të rinumëroj apo të përsërisë votimin në ndonjë Qendër të votimit në rast se konstatohen parregullsi. Për më tepër, vendimi për caktimin e datës për raundin e dytë të zgjedhjeve është bërë në kundërshtim me nenin 9.6 të Ligjit Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale që përcakton se Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë, duke shkurtuar kështu në mënyrë të kundërligjshme afatin për raundin e dytë”, thuhet në komunikatën e DnV-së.
Sipas tyre përkundër që Neni 4.4 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale parasheh mundësinë e ndryshimit të afateve kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ky Nen ka të bëjë vetëm me qeverisjen e zgjedhjeve dhe jo me caktimin e afateve të cilat janë qartë të përcaktuara në nenin 9.6 të këtij ligji.
KQZ ka caktuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e raundit të dytë zgjedhor, ku në garë do të jetën kandidati i PDK-së, Ramiz LLadrovci dhe ai Nismës, Isa Xhemalaj.





















