Një studim i bërë nga universiteti “Olivet Nazarene” tregon se cila është gjuha e dytë zyrtare në disa shtete të botës.
“World Factbook” i CIA-s tregon se cila është gjuha e dytë më e folur në Shqipëri. Dhe në fakt nuk është as anglishtja dhe as italishtja. Sipas këtij studimi, pas shqipes është pikërisht gjuha greke më e folur në vendin tonë.
Sigurisht, ky fakt lidhet edhe me afërsinë gjeografike, e si rrjedhojë emigrimin masiv drejt këtij shteti pas viteve ’90-të.
Në Bosnje e Hercegovinë, gjuha e dytë më e folur është kroatishtja, në Mal të Zi serbishtja, ashtu si edhe në Kroaci, ndërsa në Maqedoni dominon shqipja.



















