“Kemi bërë gjithçka që kemi në bazë të kompetencave dhe deri më tani nuk kemi pas asnjë problem. Përveç vonesave teknike, nuk ka pasur asgjë tjetër që do të prishte procesin me qëllim”, ka deklaruar Daka.
***
Plotësim – Dega e Nismës në Drenas, ka shprehur shqetësimin e saj për siç thotë, numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDK-së.
Sipas Nismës, PDK-ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ-së.
“Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK-së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet. Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij”, thuhet në reagim.
***
Prokurori i Shteti ka njoftuar se janë angazhuar ekipi i prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.
Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor.
Po ashtu, Prokurori i shtetit njofton se do të reagoj në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës.
Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale.
Varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këtë komunë, Prokurori i shtetit, do të njoftoj të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo edhe përmes konferencave për media.






















