“Koalicioni – gjithashtu do të monitorojë nga afër edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë një ambient të sigurt për realizimin e të drejtës qytetare për votim. Objektiv i monitorimit do të jetë edhe periudha post zgjedhore si: procesi i numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se koalicion do mbajë konferenca të rregullta në orën 09:30 dhe 17:30, për të prezantuar të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nëse është e nevojshme ky koalicion njofton se do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme.
“Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, përbëhet nga një numër i organizatave jo qeveritare si Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), IniciativaQytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe CommunityBuilding Mitrovica (CBM).






















