“Ju ftojmë që t’iu bashkëngjiteni 166 qytetarëve të Klinës (86 familjarëve të viktimave të Masakrës së Kralanit dhe familjarëve të viktimave të tjera të luftës së komunës sonë të vrarë nga ushtria dhe policët serbë gjatë luftës 1998-1999), dhe të nënshkruani kërkesën për plotësimin e këtij ligji në mënyrë që kjo gjykatë të mund të hetojë krimet serbe të luftës në Klinë dhe të gjitha komunat e tjera nëpër Kosovë dhe gjykojë edhe përgjegjësit dhe ekzekutuesit e më të dashurave tanë”, thuhet në letrën e kësaj shoqate.
Zana Bytyqi, përfaqësuese e shoqatës “ Familja dhe Shpresa”, ka thënë se me një kërkesë të tillë i është drejtuar me 13 nëntor të gjithë deputeteve të Kosovës, kurse me 21 nëntor edhe kryetarëve të të gjitha partive politike shqiptare, kurse e njëjta do t`i drejtorhet edhe kryeparlamentarit.
Në këtë njoftim thuhet se kërkesa e tyre e dytë është dhe ndalja e dialogut me Serbinë deri në plotësimin e kushteve.
“Zonjat deputete nga Klina, Pantina dhe Kalludra, po deshët të mësoni për këto kushte ejani lexojeni dhe nënshkruajeni këtë kërkesë (aty para dyerve të parlamentit të Kosovës), siç e kanë nënshkruar bashkëqytetarët tuaj nga Klina të cilëve ua keni marrë dhe turpëruar votën e tyre tash e plot 2 vite”, thuhet më tej në njoftim.






















