Në këtë konferencë, do të diskutohet për të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata , sfidat e riorganizimit nga viti 2013 dhe nevojat për vazhdimin e reformimit të gjyqësorit.Po ashtu temë diskutimi do te jenë edhe kualiteti i drejtësisë, llogaridhënia dhe transparenca si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.
Në pjesën hyrëse te punimeve të pranishmeve me nga një fjalë rasti pritet t’i adresohen kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, udhëheqës të sistemit prokurorial dhe përfaqësues te misioneve diplomatike në Kosovë.






















