E përditshmja britanike “The Independent” ka botuar një artikull kushtuar flamujve, ku flamurin shqiptar e ka vlerësuar si më të bukurin në Evropë.
Shtetet e Evropës kanë flamuj të bukur, dhe kështu të paktën duken edhe të vendosur në hartën e kontinentit, por ai që bie më së shumti në sy dhe që është cilësuar si më i bukuri është flamuri shqiptar, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është publikuar një hartë tejet e bukur e Amerikës së Jugut, me kufij të përcaktuar nga flamujt që kanë krijuar një përzierje të mrekullueshme me njëri-tjetrin.
Në këtë artikull është paraqitur edhe flamuri më i vjetër i Evropës, Dannebrog që është flamuri i Danimarkës, që për herë të parë ishte prezantuar gjatë betejës së Lyndanisse në vitin 1929



















