“Ligji është shumë i qartë. Referendumi mund të mbahet 60 ditë pasi Parlamenti të konfirmojë negociatat”, tha ai, raporton Anadolu Agency.
Yıldırım, i cili mban postin e kryetarit të AK Partisë tha se projektkushtetuta do ti dorëzohet Parlamentit javën e ardhshme. “Propozimi natyrisht se do të jetë një tekst i pranueshëm edhe për MHP-në, të cilin partia do ta pranojë”, shtoi më tej kryeministri i Turqisë.
Sipas tij njëra nga pikat më të rëndësishme të kushtetutës do të prek marrëdhëniet president-partia e tij, të cilat me propozimin e ri do të vazhdojnë të kultivohen.
Kushtetuta e tanishme thotë se presidenti duhet të ndërpresë marrëdhëniet me partinë nga e cila është propozuar.
Lideri i MHP-së, Bahçeli, nga ana e tij tha se “takimi ishte pozitiv dhe se një draft shumë shpejt do ti dërgohet Parlamentit.
Qeveria aktuale ka kohë që bënë përpjekje të zëvendësojë sistemin parlamentar me atë presidencial, sepse i njëjti përmban shumë mangësi dhe pengon zhvillimin e Turqisë.
Ndryshimet e propozuara do të vendosen për votim në një referendum mbarëpopullor pavarësisht besimit të cilin mund ta fitojë në Parlament. Për t’u futur për një votim në referendum, propozimi duhet të ketë mbështetjen e të paktën 330 deputetëve.
Partia në pushtet, AK Partia ka 316 deputetë, ndërkohë që MHP-ja ka 40 ulëse në Parlamentin e Turqisë.






















