“Ne si AKR bazohemi në prodhimtari vendore nga lënda e parë e deri tek shitja e produkteve. Në fabrikën e kërpudhave në Drenas do të punojnë mbi 300 punëtorë, ndërsa me Qeverisjen e AKR-së, Kosova do të këtë rritje ekonomike mbi 10%”, ka thënë Pacolli që ka shtuar se AKR-ja e ka vullnetin dhe eksperiencën për zhvillimin e vendit.
Më pas vizita ka vazhduar tek lumi Drenica, ku u tha se u pa papastërti e madhe e lumit dhe degradim që i është bërë natyrës.
Kandidati AKR-së për kryetar të Drenasit foli për rrezikun i cili ju kanoset qytetarëve të këtij rajoni nga shfaqja e epidemive si pasojë e ndotjes së lumit nga ujërat e zeza.
Thaçi,i shoqëruar nga kryetari Pacolli, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe delegacioni përcjellës nga AKR-ja, ka vizituar edhe bizneset e vogla të këtij rajoni.
Në këtë vizitë, Presidenti Pacolli, ju premtoi tregtarëve se Elmi Thaçi do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.
Lideri i AKR-sëka pohuar se do të rregullohet edhe infrastruktura dhe do të aplikohen lehtësirat financiare për këto biznese të cilat përballen me vështirësi të ndryshme.























