“Angazhimi juaj për të pagjeturit është i pazëvendësueshëm. E çmoj që angazhoheni njësoj për çdo person të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se shoqëria kosovare duhet të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të luftës.
Ndërsa, shefi i KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, u shpreh se Kryqi i Kuq ka temë bosht çështjen e të pagjeturve, por nuk lë anash edhe angazhimet e tjera, veçanërisht përkrahjen e shoqatave vendore të Kryqit të Kuq.
Gashi e informoi Presidentin Thaçi për punën e Grupit Punues për të pagjeturit, si mekanizëm i pavarur që merret me këtë çështje që nga viti 2004.
Presidenti Thaçi, duke çmuar lart punën e KNKK-së, u shpreh se do të mbështesë punën e këtij misioni, sidomos në çështjen urgjente të personave të pagjetur.























