Gecaj ka thënë se kjo është përgjigja e fundit ndaj kryetari të AAK-së në Prishtinë, Avni Arifit.
Në postimin e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se nuk i ka borxh asgjë Arifit që ta ofendojë, duke e sugjeruar që të mos tenton ta zëvendësoi Donika Kadajn, sepse nuk i flenë si karakter.
Postimi i plotë i Gecajt:
PSE PO OFENDON AVNI ARIFI?
Avni Arifi, nuk ti kam pasur borxh këto ofendime, posaçërisht pas një pune të përbashkët dhe besoj unë mjaft konstruktive të cilën e kemi zhvilluar diku rreth 6-7 muaj (LAN-LVAN), po edhe më herët. Rivaliteti politik nuk nënkupton gjithsesi edhe ofendime ndaj njeri tjetrit. Unë në postimin tim nuk të kam ofenduar asnjëherë, por vetëm të kam parashtruar pyetje nga kureshtja. Megjithatë, ofendimet, po edhe kërcënimet me gjykatë, po i lë në nderin dhe moralin tënd. Për një gjë të siguroi se unë në mendimet e mia nuk fshihem pas askujt, dhe as pas komunikatave të partisë sime. Ndoshta kjo puna e “samurajit” edhe nuk është ofendim, pasi që kjo është një kategori mjaft e respektuar në kulturën japoneze! Unë me këtë do të përfundoj këtë “duel”, pasi që nuk kam as vullnet e as kohë ta vazhdoi më tutje. Megjithatë, sa për fund po të sugjeroi të mos tentosh ta zëvendësosh Donika Kadaj-Bujupin në AAK, sepse besoj shumë se nuk të flenë në karakter. Më të mira….






















