Egzona Podvorica e ka zëvendësuar këshilltaren, Lirjetë Rexhepi, e cila para pak muajve ishte shpërngulur në SHBA, pasi kishte fituar ‘Green Card’.
Podvorica ka lindur në vitin 1991 dhe ndjek studimet Master në Ekonomi, është anëtare e Këshillit Drejtues të Rinisë së PDK-së në Prishtinë dhe poashtu është anëtare e Kryesisë së Gruas së PDK-së në Prishtinë.