“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit B.H., 19 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, të dyshuarit A.H., 16 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, kurse dy dyshuarit K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, pas intervistimit janë liruar”, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell lajmi.net.
Nga ky incident sipas policisë një 20 vjeçar ka pësuar lëndime.
“Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima D.H., 20 vjeçar, plagosja e të cilit ishte shkaktuar nga një mjet i fort që dyshohet të jetë sopat, ku ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi”.
“Në vendngjarje si dëshmi materiale janë konfiskuar: një sopat, një kaçavidë, një sqepar (gdhendës), dy shkopinj druri dhe një thikë”, thuhet në komunikatë.





















