Ai ka thënë për RTKlive, se nuk e ka ditur që kjo Marrëveshje nuk vlen edhe për pikat kufitare me Malin e Zi.
“Të them të drejtën nuk e kam ditur, kalova kilometra rrugë dhe ktheva, autoritetet kufitare serbe, më thanë se nuk vlen marrëveshja për këtë pikë kufitare me Serbinë”, ka thënë ai.
Kurse Dren Zeka këshilltar kryesor politik i ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe koordinator i Lëvizjes së Lirë, ka bërë me dije se Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2011 vlen për të gjitha gjashtë pikë-kalimet kufitare në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë si dhe pikë-kalimet e Serbisë me vendet tjera: Aeroportin e Beogradit, Aeroportin e Nishit, Batrovci (Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Kroacisë), Shid-Tovarnik (Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Kroacisë), Horgosh-Roszke (Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Hungarisë), Kelebia-Tompa(Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Hungarisë), Preshevë-Tabanovc (Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Maqedonisë) dhe Gradina-Kalotina (Pikë-kalim në mes të Serbisë dhe Bullgarisë).
Sipas tij pikë-kalimet e lartëpërmendura janë kërkuar nga ne ngase frekuentohen më shumë nga qytetarët, bizneset dhe diaspora e Kosovës.
“Në takimet e radhës për Lëvizjen e Lirë, pala jonë do të kërkojë që të mundësohet zbatimi i kësaj marrëveshje edhe për një pikë-kalim në mes të Malit të zi dhe Serbisë si dhe një pikëkalimi kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë”, ka thënë Zeka për RTKlive.






















