Një 16-vjeçar është vetëvarur në litar në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdojan të Dibrës. Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka gjetur i pari trupin e pajetë rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm e më pas ka lajmëruar policinë.
“Viktima dyshohet se ishte vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar”, thuhet në njoftimin e policisë





















