Nga të dhënat e para nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, por mendohet në shifra të mëdha duke parë që i gjithë dyqani dhe malli Brenda është shkrumbuar.
Qytetarët të cilët kanë dërguar edhe videon, bëjnë të ditur se sikur të mos mjatonte vonesa e zjarrfikëses, edhe kur erdhi ajo nuk kishte ujë.
“Shiko çfarë bëhet në Bulqizë, kur digjet dyqani vjen zjarrfikësja, mirë që vjen me vonesë por nuk kishte as ujë. Janë djegur dy dyqane, nuk dihet sa është dëmi, por di që kanë qenë plot me mall. Po kaloja rastësisht, shkak mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Me sa dëgjova këtu, thonë që në dyqan shiteshin materiale elektrike”, shkruajnë qytetarët për JOQ.






















