Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro. Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.
Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.
Ne kete link jane te gjitha fotografite e perzgjedhura nga juria: http://www.mbpzhr-ks.net/sq/toka-jone-2016






















