Ajo ka shtuar se në Kuvend janë dorëzuar dy komplete nënshkrimesh, me dy shkresa të ndara.
“Një për komisionin për peticione i cili duhet ta shqyrtojë dhe sipas ligjit nëse konstanton që janë në rregull i rekomandon Kryesisë së Kuvendit që duhet të mbahet seanca. Një kërkesë me kompletin e nënshkrimeve i është drejtuar direkt Kryesisë”, ka thënë ajo.






















