Vajzat vinin nga Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Çekia, shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave, gjatë operacionit të policisë italiane të koduar në shqip “Toka jonë” dhe në përfundim të një hetimi 1-vjeçar, u arrestuan 14 persona.
Sipas hetuesve, grupi i kishte rrënjët në Shqipëri. Të ardhurat nga prostitucioni përdoreshin për të blerë kokainë në Holandë, sasi droge e cila shpërndahej në Milano dhe në Lombardi.





















