Ai ka thënë që kontributi më pozitiv është që Policia e Kosovës të kenë takime më të shpeshta me Kompanitë e sigurimeve.
Përfaqësuesi nga Policia e Kosovës në këtë konferencë ka thënë se Policia ka qenë dhe është çdoherë e gatshme që të kenë takime të shpeshta ndërmjet të dy palëve, ndërsa sa i përket rastit në ‘Albi Mall’ ka thënë se nëse ndonjë pjesëtarë i sigurimit apo qytetar i rëndomtë e sheh se është duke u kryer ndonjë vepër penale duhet menjëherë ta lajmërojë policinë.
Ai gjithashtu ka pranuar që kontaktet në mes kompanive të sigurisë dhe Policisë janë të rralla. Por ka thënë që çdo gjë që bëhet për sigurinë e vendit e mbështesin.
Rifat Marmallaku përfaqësues nga Ministria a Punës dhe Mirëqenies Sociale përkatësisht Inspektoratit ka thënë se “bashkëpunimi mes kompanive të sigurimeve dhe Policisë duhet të jetë më i mirë dhe duhet të jetë i drejtë për drejtë, me një marrëveshje në mes të dy palëve e cila duhet të rregullohet me ligj”.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga ministria për Punëve të Brendshme, përfaqësues nga Policia e Kosovës, Ministria e Punës- Inspektorati, përfaqësues nga kompani private të sigurisë.






















