| Lexoni reagimin e plotë:
Kosova t’i mbrojë ata që e mbrojtën e do të vazhdojnë ta mbrojnë. Jemi mësuar të marrim vetëm urrejtje nga Serbia, i tillë ishte edhe një trillim, i orëve të vona mbrëmë, i zier në kazanët Ruso-Serb, për Ramushin dhe personalitetin e tij. Lajmet nga Serbia se kinse z.Haradinaj merret me gjëra të tilla, çfare potencohen nga mediat serbe, të “spinuara” në vende të lindjes, e të ndihmuara edhe nga brenda Kosovës, nuk janë asgjë tjerët vetëm shenja alarmi të lëshuara nga fqinji veriorë se faktori Haradinaj, ua prishë planet uzurpatore konceptit sllavë për Kosovën dhe rajonin. Këto dezinformata nuk do ta zbehin figurën e Ramushit, që deri me sot, ka marrë goditje nga të gjithë ata që kanë qenë kundër vlerave perëndimore e pro ekstremizmit, të cilin edhe e kanë financuar. E kush janë ata, bashkë me tendencat e tyre që përmesë luftërave dhe organizatave që janë jashtë Kosovës ta zbehin vlerën evropiane të Kosovës, dihen botërisht tashmë. Ramush Haradinaj ka qenë çdo herë në ballë të proceseve për t’i penguar konceptet që Serbia i mishëron dhe të Traumat e suksesit tonë, gjatë luftës, siç duket janë të pa kapërcyeshme në Serbi. Historinë e armëve Kosova e ka kryer me 11 qershor, bashkë me aleatin NATO, kur Serbia bashkë me aleatët e vetë u detyrua ta pranoj kapitulimin në Kosovë. Nëse dikush mendon se me shpifje të tilla e zbehin fuqinë e AAK-së dhe të Ramushit në Kosovë, e kanë shumë gabim. Drejtësia ndërkombëtare sot katër vite me parë iu ka dhënë fund të gjitha shpifjeve të gatuara në kuzhinat tuaja. Ju që e humbët luftën frontale, e nuk e arritët as luftën ligjore përballë z.Haradinaj, mjaftë me trillime të tilla. Kosova është në përpjekje për të ndërtuar shtet ligjor, ku qytetarët do të trajtohen barabartë, kjo është edhe prioriteti i të gjithëve këtu. Rruga jonë Evropiane është e pandalshme…! |























