Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, tha sot në Bejrut se mbi 16,000 civilë janë zhvendosur nga luftimet në ditët e fundit.
Forcat qeveritare të Sirisë kanë rikthyer kontrollin e disa qarqeve të rëndësishme në lindje të Alepos.
Alepo, prejse ka filluar lufta më 2011, ka qenë bastioni më i fuqishëm i opozitës që kundërshton regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Rikthimi i kontrollit mbi qytetin do të ishte fitore e madhe për qeverinë.






















