• Latest
  • Trending
  • All

Shtohen shqetësimet për sigurinë personale dhe të pronës

28/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtohen shqetësimet për sigurinë personale dhe të pronës

28/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Deputeti i Kuvendit Kosovës, Nuredin Ibishi [LDK], anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se për të pasur një siguri më të madhe për qytetarët në vend, policia duhet jetë më pranë tyre.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me komunitetin, por edhe me institucionet e tjera, duhet ta rris në nivel me të lartë aspektin e sigurisë personale dhe në veçanti edhe të pronës. Kemi polici të mjaftueshme, mirëpo policia duhet të jetë e orientuar në aspektin parandalues, por edhe në aspektin e zbulimit të rasteve. Nëse nuk zbulohen rastet, ato grupe, qofshin individë apo grupe kriminale, çfarë realisht janë shpeshtuar kohëve të fundit, mund të inkurajohen se ato nuk zbulohen”, tha Ibishi.

Javën e kaluar, në shtëpinë e kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë vjedhur një telefon celular, edhe pse shtëpia ishte duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Policia ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës është e përkushtuar në garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe krijimin e kushteve për liri të lëvizjes së njerëzve dhe funksionimin normal të institucioneve në vend.

“Pavarësisht incidenteve që mund të ndodhin, policia, me kapacitete e saj, është duke punuar intensivisht në minimizimin e rasteve apo të incidenteve që krijojnë pasiguri dhe në ketë kontekst policia ka arritur të jap rezultate konkrete në zbulimin e rasteve ku persona apo grupe kriminale janë sjell para organeve të drejtësisë”, tha Hoxha.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shteti tregon më së miri se sa në Kosovë mungon siguria.

“Vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit paraqet një prej skandaleve më të mëdha, ku vërtetë dëshmohet se mungon siguria bazike për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse kur një gjë e tillë i ndodh kryeprokurorit të shtetit, me prani të policisë 24 orë, atëherë çka mund t’i ndodh cilitdo prej qytetarëve”, tha Musliu

Madje, Musliu i konsideron si patetike reagimet e Shoqatës së Prokurorëve dhe Këshillit Prokurorial në mbrojtje të kryeprokurorit të Shtetit. Sipas tij, derisa bëjnë thirrje për siguri dhe përkrahje për kryeprokurorin, ata duhet të punojnë për këtë gjë, sepse paguhen nga taksapaguesit për një gjë të tillë.

Tutje, Musliu theksoi po ashtu se pas rastit të mos ofrimit të sigurisë së duhur për kryeprokurorin e shtetit, siguria në disa aspekte mund të kontestohen në vend.

“Nëse dështon siguria për kryeprokurorin e shtetit, atëherë në çdo hallkë dhe në çdo segment siguria mund të kontestohet, sepse kjo flet për brishtësi dhe flet se kush do mund ta rrezikojë cilindo prej qytetarëve, e për më tepër edhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë”, tha Musliu.

Ndryshe, vite më parë, hajnat patën hyrë edhe në shtëpinë e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, aktualisht president i Kosovës, ndonëse edhe shtëpia e tij ishte nën kontrollin e rojeve të sigurisë.

Si pasojë e vjedhjeve të shpeshta në Kosovës, shumë qytetarë kanë bërë kontrata me kompani të ndryshme që ofrojnë siguri për objekte.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, deputeti Nuredin Ibishi thotë se policia duhet të vazhdojë të kryejë punën e saj për të ofruar siguri.

“Policia i neglizhon rastet [kur kanë ndodhur rastet e vjedhjeve]. Policia hetuese në të gjitha nivelet nuk i ndërmerr veprimet e duhura të zbulimit dhe kjo krijon një precedent të ndjeshme që inkurajon akterët e veprave penale që të vazhdojnë dhe të rrisin edhe trendin në rritje të këtyre veprave penale”, tha Ibishi.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme, kur flasin për sigurinë. Florie Kosumi thotë se në përgjithësi nuk ndihet shumë e sigurt, si në rrugë ashtu edhe në shtëpi.

“Jo nuk ndihem shumë e sigurt. [Mendoj] se gjithkund duhet të ketë siguri më të madhe, kudo ku jemi dhe ku dalim. Siguri duhet të ketë për ne dhe fëmijët”, tha Kosumi.

Kurse, Turkane Tyrbedari- Hashani tha se në përgjithësi ndihet e sigurt.

“Absolutisht jam dhe ndihem e sigurt. Kudo në Evrope ndodhin raste të ndryshme të vjedhjeve, por te ne nuk janë të shpeshta. Unë për vete jam e sigurt”, tha ajo.

Tags: albanianHashim ThaçiLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

Haradinaj: E dëgjoj Bob Marleyn, Bob Dylan, Adele… dëgjoj edhe rap dhe R ‘n’ B (Video)

Next Post

Rama takohet me presidentin e Bundestagut: Mbështetje e plotë për Shqipërinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama takohet me presidentin e Bundestagut: Mbështetje e plotë për Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.