“Nëse Kuba nuk ka dëshirë të bëjë një marrëveshje më të mirë për popullin kuban, për kubano-amerikanët dhe për SHBA në tërësi, unë do t’i jap fund marrëveshjes”, shkroi Trump në “Twitter”.
Republikani miliarder kishte premtuar edhe gjatë fushatës se do t’i jepte fund përpjekjeve për të përmirësuar raportet me Kubën. Disa orë pas vdekjes së 90-vjeçarit Fidel Castro, Trump tha se ai ishte një diktator brutal, megjithëse nuk e përmendi premtimin e fushatës.






















