Por, gjithashtu punëtorët kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj KEDS-it pasi nuk po i respekton festat kombëtare, dhe i detyrojë punëtorët të punojnë, raporton lajmi.net.
“Njëherit ju bëjmë më dije sot ne të gjithë punëtorët e KEDS-it jemi detyruar të dalim në punë kundër vullnetit tonë të shtyrë nga ky Menagjment i ulët i cili nuk respekton as festën më të madhe kombëtare të shqiptarët, pra duke na detyruar neve të jua prishim festën të gjithë qytetarëve tanë duke i shkyçur, duke ju bërë presione për pagesa të energjisë elektrike, duke i kontrolluar, duke ju ndal rrymën sipas planit të reduktimeve etj, edhe përkundër vendimit të kryeministrit që këtë ditë e shpalli ditë festimi, si festë zyrtare”, thuhet në një njoftimin e FSPE-së.
“Sot edhe më shumë këtë festë na e zbeh një tragjedi që ka ndodh mbrëmë ku një punëtor i KEDS0it, koleg i yni sipas informacioneve tona është vrarë në mënyrë të mistershme nga disa persona të paidentifikuar dhe është gjetur sot pa shenja jete.”
“Neve nuk duam të spekulojmë më shumë rreth këtij rasti sepse ekipet e mjekësisë dhe hetuesit e kanë rastin në proces, por ajo që neve kemi marrë si informacion nga disa kolegë tani që kanë qenë aty, thonë se i ndjeri ka pasur dy plagë plumbi dhe gjurmë të shumta të dhunës fizike.”
FSPE, ka ngushëlluar familjen e të njderit nga Podujeva, dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e rastit.
Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), ka shprehur indinjatën e thelle ndaj institucioneve të Kosovës, për mos reagim ndaj gjithë këtyre mashtrimeve dhe maltretimeve.


























