Siç raporton Policia e Kosovës, gjatë intervenimit të njësitit policor kanë ndodhur të shtëna armësh, por nuk raportohet për të lënduar. Në raport nuk specifikohet nëse edhe policia ka shtënë me këtë rast.
Për këtë rast janë arrestuar katër meshkuj, ndërkaq janë konfiskuar një pushkë automatike M-72 me 22 fishekë dhe një revole Glock me 7 fishekë.
Raporti:
POSEDIM ILEGAL I ARËMVE-PJESMARRJE NË RRAHJE
Leposaviq, 27.11.2016-22:45. Është raportuar për një rrahje në progres në kafiteri ku njësiti policor gjatë intervenimit dhe tentim arrestimit të dyshuarve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Serb. Në vendë ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pushkë automatike M-72 me 22 fishek të cal.7.62mm dhe një revole Glock me 7 fishek. Njësit përkatëse policore kanë dal në vendë ngjarje.























