Gjatë bashkëbisedimit me mbi 400 student, Thaçi po ashtu iu ka premtuar “studentëve se numrin e bursave që deri më tani e dhuron Komuna e Drenasit do ta dyfishoj, ndërsa që edhe 200 bursa të tjera për studentët e Drenasit do t’i dhurojë Behgjet Pacolli nga fandacioni i tij.
Thaçi më tej para studentëve ka theksuar se ka ardhur koha që “Drenasi të ndërrojë këtë njëmendësi politike e që këtu po zgjatë tash e 17 vite e që nuk na solli asgjë të mirë”.
“Ka ardhur koha që ju të dashur studentë të bëni revolucion në vota, të përkrahni AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në shtëpi e të hapë rrugë për zhvillim e përparim të vendit, ka ardhur koha që ju kur të diplomoni e të bëheni ekspertë të lëmive të caktuara të keni punë e jo të migroni nëpër botë” iu ka thënë Thaçi studentëve.






















