Përveç, tash për ta këmbësorit të paidentifikuar, jetën e kanë humbur dy fëmijë që ishin në “Mercedes”, derisa vozitësi dhe personi që ishte në karrigen e parë kanë marrë lëndime të rënda.
“Jetën e kanë humbur dy fëmijë të moshës 5 dhe 8 vjeç dhe një burrë i moshës rreth 45 vjeç. Janë lënduar edhe dy burra. Një person i moshës së mesme është pa vetëdije në Qendrën Urgjente, derisa tjetri është në gjendje stabile”, ka thënë mjeku Bursaq për mediat serbe.
Fëmijët e vdekur në këtë aksident janë shtetas të Austrisë, derisa personi i katërt në veturë është nga Kosova, ka thënë policia serbe.
Nuk është bërë i ditur identiteti i personit nga Kosova.
Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur në rrugën nga Subotica për në Novi Sad.

























