“Kohët po ndryshojnë. Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë”.
“Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë”, ka shkruar Mustafa..
Ai po ashtu është shprehur se institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër.
“Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm”, ka shkruar ai.






















