“Ata duhet të merren parasysh dhe atë seriozisht. Interesat e tyre duhet të respektohen, sepse ata nuk përfaqësojnë vetëm vetën e tyre, por përfaqësojnë 120.000 serbë që jetojnë në Kosovë dhe 247 mijë tjerë që janë përndjekur”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka theksuar se e vetmja mënyrë që të arrihet deri të marrëveshja për implementimin e Asociacionit është që serbët në Kosovë të respektohen.
“Mjaft me nënçmimin e serbëve nga Kosova”, ka thënë ai.






















