Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së. Serbia nuk mundi të hynte në Drenicë, deri më 22 janar 1998, ditë kur ia rrethojnë shtëpinë për të dytën herë dhe e goditën me artileri e armë të tjera.
Ademi atë natë nuk ndodhej në shtëpi. Luftuan i ati, Shabani, me Hamzën, Besimin (djali i Hamzës), Kushtrimin (djali i Ademit) etj.U plagosën Selvetja (vajza e Hamzës) dhe Iliriana (vajza e Rifatit). Me të zbardhur dita,e gjithë Drenica u mblodh te kulla e gjuajtur me topa e Adem Jasharit.






















