Bëhet fjalë për shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, të kanabisit nga Shqipëria për në Itali, Padova dhe kokainës që vinte nga Peruja drejt të njëjtit vend në Itali.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet në Padova dhe në zonat përreth. Vrasja e një peruani një javë më parë kishte bërë që prokuroria dhe policia të përshpejtonin operacionin e arrestimeve.






















