Por, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, i tha sot rrjetit MSNBC se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton.
Conway tha se ish-sekretarja e shtetit “ende duhet të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqert ose që mund t’i besohet”.
“Nëse Donald Trump mund të ndihmoj në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”, tha Conway.
Agjencia FNI ka zhvilluar hetime kundër zonjës Clinton, lidhur me përdorimin e serverit privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.























