“Prishtina me arritjen e marrëveshjes mbi telekomunikacionin ka mbetur pa justifikim për bllokimin dhe shtyrjen e mëtejshme të formimit të Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se hapi tjetër në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është dashur të jetë miratimi i dekretit për themelimin e AKS-së.
Asociacioni i Komunave Serbe, tha ai, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e rëna dakord në Bruksel, për shkak se sipas tij çdo gjë tjetër do të thoshte shmangie nga obligimet dhe procesi i dialogut.






















