Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe disa nga bizneset në komunën e Drenasit, me të cilët ka folur për problemet që ato kanë dhe për barrierat që u bëhen atyre në funksionimin e bizneseve të tyre.
Ai si çdo ditë ka vazhduar të pres në zyrat e tij edhe shumë të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e Drenasit.
Mbështetja për Isa Xhemajlaj, për kryetar të komunës së Drenasit është duke u rritur dita ditës, për faktin se qytetarët po shohin shpresë tek ai për ndryshimin e shumëpritur në Drenas.
























