“Çdo qytetarë mund të propozojë projektet për lagjen e vetë, jo për lagjet tjera. Pastaj vetëm qytetarët e asaj lagjeje kanë të drejtë të votojnë për atë projekt. Ky projekt do të rritë transparencën në vendimmarrje”, tha drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, i cili e ka prezantuar platforma digjitale për pjesëmarrje publike, raporton lajmi.net.
Nushi ka thënë se për këtë platformë janë trajnuar 54 persona dhe se fillimisht do të jetë pilotë projekte.
“Momentalisht Platforma online të kësaj natyre do të zhvillohen vetëm në dy qytete, sot në Prishtinë e më pastaj edhe në Gjakovë. Kjo është bërë në bashkëpunim me OSBE-në”, tha drejtori Nushi.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se Komuna e Prishtinës tha se me këtë platformë, nuk do të anashkalohen debatet publike, por bisedimet të bëhen në mënyrë online.
“Jemi të interesuar që sa më shumë të marrim propozime nga lagjet. Kur kësaj platforme ia shtojmë edhe E- Inspektoratin, atëherë kemi komunikim online më të madh me qytetarët. Por, kjo nuk do të anashkalojë diskutimet publike të përhershme që i kemi me qytetarët duke u takuar drejtpërdrejt me ta”, tha Ahmeti.
Dritarja e Platformës digjitale për pjesëmarrje publike është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prishtinës.






















