Në bazë të ligjeve: Ligjit për Rrugët Nr.2003/11, neni 26 dhe Ligjit Nr. 03/L-120, për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për Rrugët 2003/11, të mos ndërtohet në brezin e rrugës dhe në brezin mbrojtës të rrugës, e cila është:
- a) 20 metra nga rrugët nacionale dhe
- b) 10 metra nga rrugët rajonale
Segmentet rrugore, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës përmes kredisë nga BERZH-i, janë:
- Zgjerimi i rrugës rajonale R-107, segmenti Piranë, hyrja e qytetit të Prizrenit, me gjatësi 3.00 km, e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
- Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti Hyrja e qytetit të Ferizajt, me gjatësi 5.60 km (nga Prelezi i Jerlive deri te Fshati i Vjetër), e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;
- Rruga nacionale N 25.2, segmenti Hyrja e qytetit të Gjilanit, me gjatësi 3.00 km (nga liqeni deri te qendra e Gjilanit), që do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar, si dhe
- Rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan, me gjatësi 11.00 km.





















