Ka pasur zhvendosje më të konsiderueshme gjatë javëve të fundit se ditët e mëparshme, luftimet po zhvillohen tashmë në sektorët më të populluar të qytetit.
“Rreth 68 550 persona janë zhvendosur aktualisht dhe kanë nevojë për asistencë humanitare”, konfirmoi zyra e koordinimit të Çështjeve humanitare të OKB-së (OCHA) në një komunikatë. OCHA nënvizozi se është gjithmonë e më shumë komplekse t’i përgjigjesh nevojave humanitare të popullsisë që prej fillimit më 17 tetor të ofensivës në Mosul.Nevojat humanitare janë shumë të rëndësishme për familjet e zhendosura si brenda ashtu dhe jashtë kampeve, personat e shpëtuar nga sektorët e marrë dhe ato të arratisur nga luftimet e dhunshme në qytetin e Mosulit”, thekson komunikata.





















