Në një komunikatë për media thuhet se ministri Hyseni ka zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme me Emily Haber, Sekretare e Shtetit.
“Në të dyja takimet është biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, në fushën e sigurisë. Ndonëse, ishte konstatim i përbashkët se Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Gjermanisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është i qëndrueshëm, u trajtuan modalitete dhe projekte të ndryshme të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Në këto takime në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
U theksua s Kosova duhet të përmbush edhe kriteret e mbetura. Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të bashkëpunimit policor.






















