Përfaqësues të kësaj të fundit thonë se është i pakuptueshëm një insistim i tillë i pozitës, derisa nuk i ka votat në Kuvend dhe çdo përpjekje për ta rikthyer këtë marrëveshje pa një dakordim me opozitën, do të jetë manovër e re për të manipuluar me opinionin publik dhe BE- në.
“Muaji i ardhshëm është koha e fundit për ne që të mund të sigurojmë liberalizimin e vizave”, ka thënë për “Zërin” Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, duke shtuar se nëse marrëveshja nuk kalon as në dhjetor, atëherë fajtore për mos heqjen e vizave për qytetarët është opozita bashkë me “Listën Serbe”.






















